Rrëfimi i rojës, priftat e vatikanit më ofruan seks

Kardinalët e Vatikanit u kanë ofruar Gardistëve zviceranë seks, bën të ditur e përjavshmja zvicerane “Schweiz am Sonntag”, e cila ka publikuar një storje që ka për protagonist një ish -gardist.

I riu zviceran ka pohuar se ka qenë shpesh objekt i dëshiruar i një numri klerikësh.

Në krejt këtë është i përfshirë edhe një dinjitar i lartë, pjesë e nivelit të lartë të pushtetit në Vatikan. Ish- gardisti ka treguar në detaje se si ky person i ka telefonuar duke e ftuar në dhomën e tij pas mesnatës. Zyrtarin e lartë të akomoduar në Pallatin e Papës, afër Atit të Shenjtë, ‘insajderët’, e konsiderojnëtë përfshirë në mënyrë direkte në një rrjet homoseksual brenda Vatikanit.

Gardisti zviceran ka shpjeguar se ky nuk ka qenë një rast i izoluar. Derisa ai ka shërbyer në Vatikan, ka pohuar se ka marrë mbi 20 oferta nga mbi 20 klerikë, ku përfshihen peshkopë, kardinalë, dhe priftërinjtë.

Ai ka treguar se si një prift i ka ofruar darkë ku gardisti në fund do të jetë ëmbëlsira.

Një pjesëtar i Departamentit të Shtetit të Selisë së Shenjtë, po ashtu është përmendur në këtë kontekst, por ai më vonë është transferuar në një post tjetër.

Sipas raportimeve, sjelljet të tilla jodinjitoze kanë ndodhur edhe para syve të Papës, e të cilat tani nxisin pyetje të sikletshme.

Dhe kjo ndodhë në një moment të pafavorshëm, pasi më 27 prill do të mbahet ceremonia e kanonizimit si shenjtor e Papa Gjon Palit II.

Por a është gardisti një propagandist që do të krijojë probleme. Insajderët në Vatikan e konsiderojnë rrëfimin e tij të besueshëm edhe në pjesën kur flitet për dinjitarin e lartë të afërt me Papën. Sipas këtij gardisti, ai nuk ka marrë fare ndihmë nga Garda Zvicerane kur i ka raportuar incidentet tek eprorët e tij. Ai madje është akuzuar se ka keqkuptuar diçka.

Zyra për media e Gardës Zvicerane në Vatikan u është përgjigjur akuzave të ish -gardistit.

” ‘Rrjeti homoseksual’i përfolur’ nuk përbën ndonjë problem për Gardën Zvicerane të Papës” ka thënë zëdhënësi Urs Breitenmoser.

Sipas tij, “zviceranët e rinj që nënshkruajnë kontratë dyvjeçare me Gardën në mënyrë rigjide i ndjekin vlerat ushtarake dhe religjioze” ka thënë Breitenmoser.

 

Genta, Tuna dhe Nora, tri ‘agjentet’ seksi me mision në Turqi

nora11 256x300 Genta, Tuna dhe Nora, tri ‘agjentet’ seksi me mision në TurqiKur vendosin t’i kalojnë pushimet verore nuk i tregojnë askujt, për shkak se kanë frikë nga fotografët tanë se mos i kapim mat në ndonjë vend të papërshtatshëm. Kanë vendosur të udhëtojnë si grup për në Antalya të Turqisë dhe jo vetëm për pushime, por edhe për punë. Bëhet fjalë për disa këngëtare të njohura e të dashura për publikun shqiptar. Genta Ismajli, Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi janë tri nga këngëtaret të cilat tashmë po qëndrojnë në shtetin turk për realizimin e disa reklamave për një kompani kosovare, si dhe disa emisione për Televizionin 21. Televizioni në fjalë, së bashku me një ekip të madh, përfshirë kameramanë, grafistë e montazherë, kanë udhëtuar drejt Turqisë ku shkojnë gati çdo vit për realizimin e disa reklamave.

nora44 Genta, Tuna dhe Nora, tri ‘agjentet’ seksi me mision në TurqiReklamat janë për kompanitë ajrore, emisionet televizive, intervista ekskluzive për ata, si dhe për realizimin e disa xhirimeve muzikore, siç ndodhi disa vite më herët, kur në të njëjtin ekip kishte udhëtuar grupi humoristik Stupcat, këngëtaret Leonora Jakupi, Big Mama etj. Këtë vit, përveç Genta Ismajlit, Tuna Sejdiut e Nora Istrefit, kanë udhëtuar edhe moderatori Labinot Gashi, këngëtarët Ryva Kajtazi e Blero Muharremi. Të gjithë këta emra së shpejti do t’i shohim edhe në ndonjë format televiziv të të njëjtit televizion. Të tri këngëtaret e lartpërmendura kanë përfunduar disa obligime muzikore dhe tani po relaksohen në bregdetin turk. Kush do të kishte besuar të shihte krah njëra-tjetrës Gentën, Norën dhe Tunën? Jo për gjë, por duke ditur që xhelozia profesionale kohëve të fundit ka kaluar kufijtë në disa raste, si duket, të tri këngëtaret joshëse po shkojnë shumë mirë. Norën dhe Gentën kemi pasur mundësi t’i shohim së bashku se si argëtohen në disa evente dhe mbrëmje muzikore, qoftë edhe në dasma, madje ishte përfolur që mes tyre do ketë dhe një bashkëpunim, po për shkak të obligimeve të shumta muzikore, nuk kanë pasur mundësi të ulen dhe të bisedojnë për këtë projekt.

onra222 Genta, Tuna dhe Nora, tri ‘agjentet’ seksi me mision në TurqiNë anën tjetër, për një bashkëpunim të ngjashëm ishte folur mes këngëtareve Nora dhe Tuna, por as ajo këngë nuk doli të paktën deri tani. Arsyet nuk dihen, por shoqëria mes vajzave ende vazhdon dhe kemi si provë shumë foto në të cilat shihen dy këngëtaret me njëra-tjetrën. Janë seksi, të bukura, joshin me pamjen e tyre dhe me projektet të cilat tashmë i kanë në qarkullim. Videoklipet “Pa ty”, “Dysheme” dhe dueti me Ermalin “Unë e di”, po pëlqehen shumë dhe tashmë janë krijuar si hite verore, pa të cilat diskotekat shqiptare nuk funksionojnë.
Ky udhëtim pa dyshim që do t’i ndihmojë shumë, pasi përveç punës, reklamave, intervistave të ndryshme që do të realizojnë, ato do të shijojnë disa ditë pushimi në plazhet e shtrenjta turke, pa harxhuar para, ndërsa në anën tjetër do të mbushin llogaritë e tyre nga puna e realizuar. Genta e Tuna e kanë më lehtë pasi janë “single” për momentin, por as Norën nuk e pengon Roberti që të udhëtojë e vetme, pasi edhe ai është i angazhuar si përcjellës i Sinan Vllasaliut në mbrëmje muzikore, matura e dasma.

Genta Ismajli promovon albumin “Guximi” me një performancë seksi

genta2 200x300 Genta Ismajli promovon albumin “Guximi” me një performancë seksiKa zgjedhur publikun e diasporës e më saktë diskotekën “Rinora 4” që të shtunën të promovojë albumin e saj më të ri të titulluar “Guximi”, që përmban shumë këngë të reja dhe që Genta Ismajli edhe një herë ka guxuar dhe ka bërë një hap të madh në realizimin e këtij projekti muzikor në kohën kur asnjë këngëtar nuk po realizon albume për shkak të shpenzimeve financare dhe, në anën tjetër, pa asnjë përfitim material pasi këngët menjëherë fillojnë të shkarkohen në internet.

Por ja që Genta ka vendosur që për fansat e saj të realizojë këtë projekt me disa këngë të reja, si dhe disa hite të saj, të cilat i ka realizuar më herët, por që janë pëlqyer nga publiku shqiptar. Ekstravagante edhe këtë herë me një veshje seksi, Genta është shfaqur para publikut shqiptar në Zvicër me një performancë të jashtëzakonshme, duke treguar se ende është një nga këngëtaret më të pëlqyera shqiptare. Ishte thënë që kënga e fundit rock balada “Pa ty” është huazuar nga një rock grup amerikan, që kishte realizuar këngën në vitin’95, por deri më tani Genta nuk ka reaguar për këtë lajm.

Megjithatë, siç duket, fansat e saj pranojnë gjithçka që realizon këngëtarja, qoftë ajo edhe e vjedhur. Për promovimin e albumit, Genta kishte zgjedhur një veshje tejet ekstravagante ngjyrë hiri dhe i gjithë publiku i pranishëm ka lënë sallën në orët e hershme të mëngjesit, të kënaqur nga performanca e këngëtares së njohur.

Noizy në Paris për të takuar vajzën

f.0609102300699 m Noizy në Paris për të takuar vajzënNoizy i cili kohëve të fundit vazhdimisht ka qenë i pranishëm në media, këto ditë është duke i kushtuar vëmendje vajzës së tij.

Reperi ka një vajzë nga lidhja e tij kohë më parë dhe ka shumë kohë pa e takuar atë. Këto ditë ai dëshiron t’i kalojë i qetë dhe të qëndrojë me vajzën tij në Paris shkruan gazeta “Kosova Sot”.

Kohëve të fundit kishin qarkulluar fjalë për një lidhje dashurie mes reperit dhe këngëtares kosovare Genta Ismajli, por kjo e fundit i kishte demantuar ato.

Shpenzimi i parave të Gentës?

07 genta 0706111159 1 Shpenzimi i parave të Gentës?Genta Ismajli ka zbuluar se ajo më së shumti shpenzon gjatë stinës së verës edhe atë në radhë të parë për karburante, dhe pastaj natyrisht për ushqim.

Gjatë një interviste për “Kosova Sot”, Genta ka bërë të ditur se gjithashtu shpenzon shumë për çdo gjë që ka të bëjë me performancat e saj, me qëllim të duket sa më bukur para publikut.

Këngëtarja kosovare këto ditë ka realizuar këngën më të re të titulluar “Pa ty” , e cila këngë është duke pranuar shumë mirë nga publiku.

Genta Ismajli dhe Dafina Zeqiri, shkaktojnë probleme në prapaskenën e Miss Universe Kosova

dafina%20zeqiri%20vs%20genta%20ismajli Genta Ismajli dhe Dafina Zeqiri, shkaktojnë probleme në prapaskenën e Miss Universe KosovaGjatë natës finale të “Miss Universe Kosova”, përveç sfilimit të bukurosheve pjesëmarrëse, në skenë duhej të paraqiteshin edhe këngëtaret Genta Ismajli e Dafina Zeqiri, si pjesë e programit argëtues.

Por në vend të performancave në skenë, duket se performanca më interesante ka ndodhur prapa skenës. Në momentin kur Genta Ismajli i është dashur të dalë në skenë për ta kënduar këngën “Femrat shqiptare”, kënga kishte filluar të transmetohet por këngëtarja nuk ishte paraqitur.

Në atë moment kishin lindur shumë dyshime, të cilat edhe ngjallnin përsëri “konfliktin” që po vazhdon mes Dafina Zeqirit dhe Genta Ismajlit. Vonesa e saj në performancë thuhej se ishte bërë pikërisht në momentin e fundit, pas disa kërcënimeve që ajo dhe stafi i saj iu kishin bërë organizatorëve të spektaklit, pasi këto të fundit kishin pranuar që në skenë të paraqitet edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e jo vetëm Genta të jetë ylli i mbrëmjes.

“Është dashur të jetë vetëm Genta dhe gjithë spektakli të shndrisë vetëm me praninë e saj”, kështu janë dëgjuar fjalët e tezes së Gentës, që bën pjesë në stafin e saj, drejtuar të pranishmëve prapa skene, siç shkruan Panorama.

E gjithë ngjarja ka precipituar kur Genta ka kërcënuar se do të braktisë spektaklin dhe do të niset drejt shtëpisë nëse organizatorët nuk përmbushin aty për aty kushtet, të cilat ajo i kishte kërkuar më herët.

Në anën tjetër organizatorët e kishin të patjetërsueshme të futin në program edhe Dafinën, së cilës ia kishin dhënë fjalën më herët. Me të dëgjuar këto kërcënime, edhe bashkëpunëtorët e Dafinës kishin dhënë “ultimatum” që nëse nuk paraqitet edhe Dafina, madje në fillim si ylli i vërtetë i mbrëmjes, ata do të bëjnë “skandal” dhe i gjithë organizimi do merrte kahe negative.

“Dafina i bërtiste Gentës duke e akuzuar për shkrimet që kishin dalë në media për aferën e saj dhe të Xhuli Nurës, por i kishte ndaluar Agroni (organizator i spektaklit), një kameraman, mandej kishin ndërhyrë edhe këta të TV21”, ka bërë të ditur një punonjës i TV21 për mediat shqiptare.

I gjithë ky skandal i përfolur më lart është bërë për shkak të konkurrencës së madhe që po bëhet kohëve të fundit mes këtyre dy yjeve të estradës. Thuhet që Gentës i janë ndërprerë gati të gjitha kontratat me diskotekat më të mëdha në Zvicër, vend ku realizonte një pjesë të madhe të fitimit, dhe në vend të saj flitet se është angazhuar Dafina.

Ne edhe më herët kemi vërejtur se ndërmjet Dafina Zeqirit dhe Genta Ismajlit ka disa mosmarrëveshje të cilat janë duke u bërë dita ditës më aktuale.

Ne si portal informativ, kemi krijuar kohë më parë një sondazh për të parë se cila nga këto dy këngëtare pëlqehet më shum, dhe sipas 613 personave që morrën pjesë në sondazh 347 janë për Dafina Zeqirin kurse 266 për Genta Ismajlin.

Genta Ismajli: 2011 më gjeti singëll

genta ismaili single Genta Ismajli: 2011 më gjeti singëllMbrëmjen e vitit të ri e ka kaluar me kolegët dhe fansat e saj në Kërçovë të Maqedonisë, në një natë tejet speciale. E ndërsa i kërkojmë të na bëjë një bilanc të asaj çka arritir në 2010, Genta në përgjigjet: “Ka qenë një vit me shumë angazhime, arritje, por edhe zhgënjime, për të cilat nuk është se ndihem keq.

Thjesht do të dëshiroja që rezultati i tyre, të ishte i drejtë, dhe jo i shitur”. Por, pavarësisht kësaj, Genta beson se 2011 do të jetë një vit i mirë, në të gjitha aspektet. Madje ajo dëshiron ta quajë 2011 si vitin e saj. “2011 është viti i Gentës. Shpresoj dhe besoj që do të punohet me më shumë rregullsi, por për më shumë do ia lëmë kohës”. Aktualisht është duke punuar për këngë të reja, si dhe është duke përfunduar studimet e saj të larta dhe albumin. Sa i përket 2011, Genta thotë se edhe ky vit e ka gjetur singëll megjithatë ajo shpreson që gjatë këtij viti ta gjejë mashkullin e saj.”Nuk mërzitem. Im a single lady, krenare e pavarur”, përfundon ajo. Bluetooth

Genta Ismajli, 50 mijë euro për katër koncerte në Shtetet e Bashkuara

gentaismajliii Genta Ismajli, 50 mijë euro për katër koncerte në Shtetet e BashkuaraKa mjaftuar vetëm të përmendet emri i saj dhe çmimi i mbrëmjeve automatikisht ka shkuar lart. Bukuroshja, e cila prej shtatë vitesh po bën boom në skenën muzikore shqiptare, po bëhet akoma edhe më shumë e preferuar nga fansat falë këngëve të saj ritmike dhe performancave seksi. Ngado që gjendet ajo, sallat e koncerteve mbushen me vetëm pak reklama. Këtë nuk e themi ne por e dëshmojnë fotografitë dhe xhirimet që po bëhen në këto koncerte. Gjatë gjithë sezonit veror, Genta ishte njëra ndër këngëtaret më shumë të angazhuara me koncerte si në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri e Mal të Zi, duke mos përjashtuar edhe diasporën shqiptare, aktivitet të cilin e ka filluar kohëve të fundit.

Përveç këngëve të reja të cilat i ka lançuar për fansat, siç kemi treguar, edhe pjesëmarrja e saj në festivalin zviceran që çon përfaqësues në “Eurosong”, është një tjetër surprizë që Genta kishte përgatitur. Ishte dhe pjesëmarrëse në juri tek festivali i muzikës moderne “Polifest” që organizohet në Prishtinë duke zgjedhur më të mirët e mbrëmjes me muzikë moderne, ndërsa është shumë e habitur gjatë dhënies së votave pasi kishte ardhur pak me vonëse në festival dhe duke e pasur mendjen tek votat që po numërohen për të në Zvicër. Me çfarë tjetër do të na befasojë Genta Ismajli këtë radhë? Këngëtarja muajin tjetër do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada më 24 dhjetor për të dhënë disa koncerte atje.

Para pak kohe, ajo ishte e ftuar së bashku me Bleron, pasi nuk është hera e parë që udhëton për koncerte atje, por këtë radhë Genta do të jetë e shoqëruar nga disa reperë të njohur si: Capital T, Noizy, Real 1 dhe Dj Blunt. Koncertet do të mbahen në New York, një ditë më pas në Kanada, kurse pastaj në Detroit dhe Michigan. Gjatë gjithë performancës së saj do të shoqërohet edhe nga një Dj shumë i njohur kanadez, Dj Viss. Siç mësojmë, për gjithë këtë angazhim disa ditor prej organizatorit Jeton Bërdynaj, angazhimi i këngëtares Genta Ismajli me gjithë akomodim do t’i kushtojë rreth 50 mijë euro, duke mos përfshirë këtu edhe shumat e tjera të cilat do të paguhen për të ftuarit e tjerë.

Lind pyetja si ka mundësi që ajo kap kaq shumë para? Në çdo event që organizohet nga Jetoni, nuk ka më pak se 3000 të ftuar, madje edhe më shumë, biletat variojnë nga 40-50 euro, duke mos u përfshirë çmimi i pijeve, i cili në këto raste kalon shifrat e normales. Përveç koncerteve, ajo kohën e lirë do e shfrytëzojë edhe për shopping si dhe disa vizita të shkurtra në familjen e saj. Genta këto ditë ka realizuar edhe një ndryshim në stilin e flokëve duke u rikthyer në një gjysëm bionde. Këtë ndryshim ajo ia ka besuar stilistit të saj Saim Gjinolli, kursë për fotot është përkujdesur fotografi Nexhat Behrami.

Fustani “problematik” i Genta Ismajlit

genta a Fustani “problematik” i Genta IsmajlitGenta Ismajli, kosovarja e famshme për performancat e saj të veçanta vjen në këtë numër të “Bluetooth”, me imazhet më të reja nga një koncert i saj.

Siç e shihni qartë në foto, këngëtarja Ismajli, ka zgjedhur një look të pazakontë këtë herë.

Përvec getave bardhezi, problem duket se ka qenë fustani që ngrihej aq shumë sa shpesh herë i zbuloheshin edhe pjesë intime të trupit.

Genta Ismajli: Pranë realizimit të ëndrrës së saj

genta normale Genta Ismajli: Pranë realizimit të ëndrrës së sajGenta thotë se ajo është shumë pranë realizimit të ëndrrës së saj, dhe ajo është pjesëmarrja në festivalin “Eurovizion”.

Në një prononcim për Telegrafi këngëtarja seksi kosovare ka thënë se ndihet shumë me fat që ka arritur deri në dhjetëshen e fundit konkurruese për të përfaqësuar Zvicrën në festivalin evropian.

Rregullat e reja të këtij festivali, në përpjekje për të fituar një audiencë sa më të madhe, tregojnë se nuk është më e nevojshme që të jesh shtetas apo banor i një shteti, për të marrë pjesë në konkursin seleksionues të këtij shteti për përfaqësuesin e tyre në Eurovizion.

“Një kompani muzikore Zvicerane ka kontaktuar me mua. Atyre ju kam pëlqyer shumë si këngëtare dhe në bashkëpunim me Cuneyt Çakim dhe Levenberger ne kemi bërë një këngë e cila titullohet ‘This Is My Night’. Unë kam hyrë në dhjetëshen finale dhe shpresoj se do të jem pjesë e festivalit Eurovison’, që është një ëndërr e imja”, ka pohuar Genta.

Genta është shprehur me keqardhje rreth asaj se Kosova nuk e ka pasur fatin të jetë pjesë e “Eurovizonit”, por shpreson se vitin e ardhshëm si ajo, po ashtu edhe kolegët e saj kosovar, do ta kenë këtë fat.

“Me keqardhje e them se nuk kemi mundur ta përfaqësojmë Kosovën në ‘Eurovision’, por shpresoj që vitin tjetër të jetë ndryshe. Unë shpresoj dhe lutem që të arrij ta përfaqësoj Zvicrën në ‘Eurovision’, dhe me këtë t’i hapen rrugët edhe Kosovës”, ka përfunduar Genta.