Skandal, Valton Krasniqi ngatërron orën dhe nuk paraqitet në koncert në Tiranë

valtoni 300x200 Skandal, Valton Krasniqi ngatërron orën dhe nuk paraqitet në koncert në TiranëNjë mega reklamë për koncertin e Valton Krasniqit në Tiranë e realizuar për disa ditë me rradhë si duket shkoi huq. Këngëtari nuk është paraqitur në koncert pasi kishte ngatërruar orën e paraqitjes për shkak të keqinterpretimit nga ana e këngëtarit e orarit të cilin ia kishin thënë organizatorët.

Koncerti ishte paraparë të mbahet në taracën Resort në Tiranë dhe ka pasur cilësinë e një beach party por Valtoni ishte ngatërruar dhe në vend që të udhëtojë drejt Tiranës për të qenë prezent në orën 12 të ditës, ai ka menduar se mbrëmja do të mbahej diku rreth orës 24 në mesnatë ku si zakonisht organizohen mbrëmjet gjatë sezonit. Valtoni ndihej shumë keq për këtë rast pasi kishte mësuar se në koncert kishin ardhur shumë njerëz për të ndjekur performancën e tij dhe me këtë rast kishte dashur dhe të kërkojë falje për gabimin të cilin e kishte bërë ai dhe stafi i tij që merren me organizimin e koncerteve.

Shoqeria jote nuk e din, Shpërndaje tani!
  • more Skandal, Valton Krasniqi ngatërron orën dhe nuk paraqitet në koncert në Tiranë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>