Shkarko kengen: Nora ft Mc Kresha – As ni zo KETU
Lajme Shqip, Muzik Shqip, Video Shqip, Chat Shqip, Hip Hop Shqip
Postuar nga Argjend Hajdinaj më August 11, 2011 in Muzik · 0 Komente
Shkarko kengen: Nora ft Mc Kresha – As ni zo KETU
Postuar nga Argjend Hajdinaj më July 11, 2011 in Muzik, Video · 1 Koment
Dafina Zeqiri – Dangerously Inlove 2011 Realizimi Imagine Creative Exkluziviteti.
Për ta shkarkuar këngen e Dafina Zeqiri – Dangerously Inlove 2011 kliko këtu
Video Klipi i kënges së Dafina Zeqiri – Dangerously Inlove 2011
Postuar nga Argjend Hajdinaj më July 9, 2011 in Intervista, Lajme, Thashetheme · 0 Komente
Asnjëherë nuk ka dashur të zbulojë detaje nga jeta e saj private por e provokuar nga një seri shkrimesh në mediat, ka pranuar të flasë për divorcin e saj. “Kjo është hera e parë dhe e fundit që flas për këtë temë”, thekson këngëtarja. Pas keqkuptimeve me bashkëshortin, siç tregon, puna nuk i jep shumë hapësirë për luks emocional. “Do të bazohem në thënien se koha është ilaçi më i mirë”, Rilindi është një person perfekt. Në të ardhmen ekziston një klimë pozitive edhe për shoqëri siç ndodh tek të gjitha çiftet moderne dhe të divorcuar”, thekson Tuna.
Vetëm pas një viti martesë me Rilind Rekën, vendosët që për të dy, më mirë është të ndaheni. Kur kuptove se ishit larguar nga njëri-tjetri?
Ne të dy kishim një jetë shumë dinamike. Kishim shumë mospajtime dhe para se të mbarojë dhe luga e fundit e mjaltit vendosa që mos të viktimizohem më shumë. Jemi ulur dhe kemi vendosur që të ndahemi për të mirën e të dyve.
Më rëndë e ke përjetuar momentin që ke vendosur për ndarje apo idenë se çfarë do të ndodhë më vonë?
Secili imazh i bukur i një personi publik nuk e tregon brendësinë e tij. Unë nuk jam e mbrojtur nga emocionet dhe nuk mbaj mbrojtëse të gjelbërt në zemër. Vendimin e kemi marrë që të pasojë diçka më e bukur. Jam spontane në këtë aspekt, mbahem ashtu siç di, pasi jeta më ka mësuar të ecë me kokën lart.
Do e kishe pak më të vështirë të merrje një vendim të tillë nëse ndërkohë do të kishit zgjeruar familjen?
Nuk jam person që do të kisha menduar “çfarë do të kishte ndodhur sikur të ishte”. E jetoj të sotshmen ashtu siç është.
Në çfarë raporte je tani me ish bashkëshortin?
Kuptohet që tani momentalisht ka një vakum mes nesh. Do bazohem në thënien se “koha është ilaçi më i mirë”. Rilindi është një person perfekt, sado që mediat të hedhin helm, ne të dy njihemi shumë mirë. Në të ardhmen do ketë një klimë pozitive dhe për shoqëri siç ndodh tek të gjitha çiftet moderne dhe të divorcuar.
Jeni martuar relativisht e re. Cilat ishit të pritshmëritë tuaja nga martesa si institucion dhe nga çfarë je dëshpruar më shumë?
Sa dukem e fortë, ndonjëherë e pranoj se jam naive. Përrallat hollivudiane e arritën qëllimin edhe tek unë, dhe për këtë arsye mendova se martesa është …., e di që herën tjetër do mendohem më mirë. Martesa është institucion deri kur në mënyrë perfekte është tek ne. Nuk mund të them se martesa si hap ishte gabim tek unë. Mësova shumë dhe jam pjekur në një mënyrë.
Si ka reaguar familja jote?
Unë jam e lumtur që rrjedh nga një familje që gjithmonë ka një mendim të lirë. Prindërit e mi asnjëherë nuk janë përzier në vendimet e mia sa i përket jetës time private. E kam përkrahjen e tyre si gjithmonë, edhë në karrierë edhe në jetën private.
Për momentin a je emocionalisht e përmbushur?
Është e çuditshme se shumë gjëra kanë ndodhur dhe unë vërtetë jam e përmbushur. Puna nuk më jep shumë vend për luks emocional. Këtu janë miqtë e mi dhe si gjithmonë shijoj çdo ditë në shoqëri me ta. Ka pak ditë që jam kthyer nga Turqia, këtë javë do të promovoj klipin, muajin tjetër dhe një klip të ri… habitem ndonjëherë nga rrjedh gjithë kjo energji…
Kush përkujdeset tani për karrierën tënde? Kush financon projektet?
Prej disa vitesh kam të angazhuar një agjent për marrdhënie me publikun, ai është Jellmaz Dervishi që njëherit ështe dhe redaktor zbavitës në Alsat-M, ai është bashkëpunëtori më i mirë i imi që kujdeset për karrierën time. Sa u përket projekteve, më shumë i financoj vetë por ka raste kur edhe bashkëpunoj me ndonjë kompani komerciale.
Gazetat gjithmonë shkruajn për ty. A je mësuar tashmë me këtë prezencë kaq të madhe mediatike?
Në fillim nuk kam ditur si të komportohem por me kalimin e viteve mësova si të reagoj dhe në kohë të caktuara çfarë pozicioni të marr, por më duhet të pranoj se muajin e fundit jam shokuar se sa i madh është kreacioni i mediave. Me të vërtetë, nuk e dija që për 24 orë mund të jem e pranishme në të gjitha portalet dhe tabloidet e mundshme shqiptare.
Ke deklaruar se je e destinuar që jetën ta kalosh gjithmonë me valixhe në dorë. Kënaqesh me të vërtetë me një axhendë të tillë apo dëshiron një jetë më të qetë?
Nuk e di nëse kënaqem apo jo pasi tashmë më është bërë përvojë. Nganjëherë do të doja dhe mbyllesha në një dhomë për të pushuar, por duke e njohur veten, kjo gjë nuk do të kishte zgjatur më shumë se 48 orë. Dua dinamikë dhe sakrifica. Jetoj në vrap me kohën!
Pushimet këtë verë?
Tashmë e kam shfrytëzuar momentin dhe kam pushuar një javë në Greqi dhe një në Turqi, ku edhe isha e angazhuar me punë. Më pret një verë e nxehtë, dhe për këtë në shtator kam vendosur që me shoqërinë time të udhëtoj drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me mbrëmje të çmendura në Las Vegas.
Nuk e di nëse kënaqem apo jo pasi tashmë më është bërë përvojë. Nganjëherë do të doja dhe mbyllesha në një dhomë për të pushuar, por duke e njohur veten, kjo gjë nuk do të kishte zgjatur më shumë se 48 orë. Dua dinamikë dhe sakrifica. Jetoj në vrap me kohën!
Postuar nga Argjend Hajdinaj më July 9, 2011 in Intervista, Lajme, Thashetheme · 0 Komente
Më shumë sesa humbja e lap topit, Klevis Begës (Kastro Zizo) do t’i ketë ardhur më keq për folderat me foto e materiale personale që ruheshin në memorien e tij. Fundjavën e kaluar, kantautori, i cili ka qenë i ftuar të këndonte në një club në Gjilan (Kosovë) para se të fillonte koncerti, ka harruar laptopin në tavolinën ku ishte ulur të pinte diçka, por kur është kthyer nuk e ka gjetur më.
Poseduesi që nuk dihet kush është, por që e ka vjedhur laptopin, ka menduar që jo vetëm të mos ië kthejë këngëtarit përsëri, por të shuajë kuriozitetin e tij duke kontrolluar folderat dhe duket menduar se si t’i shpërndajë disa foto, që atij/asaj i janë dukur më interesante. Kështu që na kanë rënë në dorë këto foto të Kastros me një vajzë brune nga Kosova, me të cilën ai është parë të shoqërohet shpesh gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, por që asnjëherë nuk është mundur të fotografohet nga ndonjë paparac. Ndërkohë duket se këto foto ata i kanë shkrepur për qejfin e tyre, ndërsa kanë shkëmbyer moment të veçanta me njëri-tjetrin.
Tashmë Kastro Zizo, i cili ka vendosur të lërë Prishtinën dhe të rikthehet në Tiranë pas divorcit, flet për dashurinë dhe muzikën. Ja çfarë ka treguar kantautori 26 vjeçar për miqësinë me vajzën që shihni në këto foto:
Kastro: “Vajza në foto? Mikesha ime speciale në Kosovë”
Klevis na kanë rënë në dorë disa foto të tuat me një vajzë brune, të cilat janë marrë nga laptopi yt që të ka humbur në Gjilan. Kush është kjo femër?
Në fakt në atë lap top kisha shumë foto të ndryshme me shoqe dhe ish-femra të miat. Fotot për të cilat flisni janë thjesht foto miqësore të miat me një shoqen time nga Kosova.
Ke pasur ndonjë histori dashurie me të, ke ende? Ç’mund të na thuash më shumë?
Ajo është një ndër njerëzit më të mirë dhe të dashur që kam takuar në Kosovë. Mund t’ju them vetëm që është mikeshë speciale për mua!
Je duke jetuar ndonjë histori të rëndësishme dashurie për momentin?
Në fakt jam në hapat e para të diçkaje të çuditshme, por mendoj shumë të madhe….
Je vetëm 26 vjeç, po pas eksperiencave që ke kaluar tani e ke më të thjeshtë të biesh në dashuri apo më të vështirë?
Varet nga femra… Ndonjëherë ka femra që më rrëmbejnë me 10 minuta. Ka dhe shumë të tjera që nuk do më mjaftonin 10 vite për t’i dashur!
Duket se tashmë pas kthimit nga Prishtina Kastro është zhdukur nga qarkullimi. Si po vazhdon jeta jote?
Kjo “zhdukje” nga sytë e të tjerëve ka qenë shumë e qëllimtë nga ana ime. Është më mirë të merresh me veten dhe njerëzit e tu më të dashur ndonjëherë. Por së shpejti sigurisht që vullkani do të shpërthejë!
Ndërkohë që pas kthimit në Tiranë si vazhdon jeta jote?
Në fakt po merrem me studion e re dhe me prodhimin e materialeve muzikore për këngëtarët e tjerë dhe për vete. Së shpejti dalin në tregun muzikor dy klipe të reja, ku këndoj unë. Po ashtu sapo kam mbyllur një kontratë paraprake me menaxherin e Bob Sinclair. Unë nuk mendoj vetëm për verën, por për më shumë se aq.
Postuar nga Argjend Hajdinaj më July 9, 2011 in Big Brother Albania 4, Galeri, Lajme · 0 Komente
mirjeta11-200×300.jpg”>
Ajo ishte pa dyshim një nga vajzat më seksi që ka patur ndonjëherë shtëpia e “Big Brother”. Një miks i lezetshëm i vajzës shkodrane me shumë humor dhe shumë e çiltër dhe kulturës angleze ku dhe ka kaluar shumë vite e që natyrisht kanë lënë shumë gjurmë në formimin e saj si vajzë pa komplekse por që di se çfarë do nga jeta.
Nëse shumica prej jush kanë fiksuar në mendjen e tyre gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother” lidhjen me Marjelin e cila dihet që përfundoi sapo “Big Brother” mbylli siparin, në fakt për Mirjetën tani ka filluar një reality akoma më interesant se ai që ne kemi parë 24 orë në ekran. E ikur nga Shqipëria në moshën 16 vjeçare, Mirjeta përveç lidhjes shpirtërore, nuk kishte asnjë gjurmë apo ndjesi se si mund të jetë jeta sot në Shqipëri, pasi këtu kishte ardhur vetëm me pushime pa mundur të jetojë si çdo qytetar i këtij vendi, me një axhendë të punëve të përditshme. Sot ajo ia ka dhënë këtë shans vetes dhe ka vendosur që të paktën deri në fund të verës të jetojë mes Tiranës dhe Shkodrës. Në Shkodër ajo dhe familja e saj kanë blerë dy hyrje pallati në një zonë shumë të mirë dhe Mirjeta kujdeset për to gjatë qëndrimit aty si dhe del me miqtë. Ndërkohë kur vjen në Tiranë takohet me miqtë e ri që gjeti në “Big Brother”, madje edhe me ato që dukej se nuk mund të vijojnte miqësia më tej.
Të gjithë të çmendur pas Mirjetës
Është e pamundur që nëse kalon Mirjeta në rrugë, njerëzit të mos e kthejnë kokën. Me një gjatësi prej 175 cm, plus taka shumë të larta dhe me një trup prej modeleje, Mirjeta i bën përshtypje të madhit e të voglit me një pamje perfekte dhe me një veshje natyrisht shumë interesante. Ne vendosëm të ndjekim në fshehtësi një ditë tipike të Mirjetës në Tiranë dhe ja çfarë zbuluam. Mëngjesi për të nis vonë, diku nga ora 10-11 paradite. Më pas ajo merr rrugën diku nga Shallvaret dhe ndalon tek sallon bukurie “Sharm Eterne” që ndodhet në këtë zonë. Mbas rreth një ore del prej andej me një look perfekt, krehje dhe makiazh shumë të mirë. Nga çanta e madhe që ka në krah të duket se është bërë gati për plazh dhe në fakt nuk gabojmë kur shikojmë që makina e saj merr drejtim nga rruga e Elbasanit, tek kompleksi “King House”. Dhe ja, më në fund hiret e saj janë një mister që po zbulohen pak nga pak… Rrobat e banjos pink me disa zemra të zeza, ajo i ka kombinuar shumë bukur me aksesorët dhe tashmë është gati për të marrë rrezet e diellit që në Angli i mungojnë shumë. Por sapo kalojnë rreth dy orë, pjesa e sipërme e bikinit fillon t’i bëhet e bezdisshme dhe pikërisht në këto momente paparaci ynë mund të bëjë fotografitë që janë aq shumë të dëshiruara. Mirjeta tashmë është në topless dhe siç mund ta shikoni gjoksi i saj ka formë fantastike. E meqë ra fjala tek gjoksi, Mirjeta asnjëherë nuk e ka pranuar se gjoksi i saj është i bërë, por madje ka thënë se kjo është diçka gjenetike pasi të gjitha femrat e fisit të saj kanë gjoks të bukur.
Dashuria që e mban ‘peng’ në Shqipëri
Po pse po rri kaq gjatë në Shqipëri Mirjeta kur ajo vetë ka thënë që ka një jetë të ngritur tashmë në Londër, një punë stabël, një shoqëri dhe sigurisht familjen e saj? Shumë prej nesh përgjigjen mund ta japin kështu; me të vërtetë Mirjeta i ka të gjitha në Angli por ama këtu është personazh publik ndërsa andej është anonime dhe nuk ka më bukur sesa kur të njohin të gjithë pasi ndjehesh e përkëdhelur kudo ku shkon. Pra Mirjeta nuk do ta lërë t’i iki ky moment fame dhe po e shijon atë në maksimum, por sigurisht pjesën më të madhe të kohës e kalon në Shkodër.
Pas ndarjes nga Marjeli kishim shumë kuriozitet të mësonim se çfarë po ndodh me jetën e saj dhe në fakt disa miq na rrëfyen se Mirjeta është lidhur me një djalë shkodran shumë simpatik por njohja mes tyre është e freskët fare, disa javore. Duket se ata e kanë marrë me shumë ngè njohjen e tyre por ama plazhin e bëjnë bashkë, natyrisht të shoqëruar shpesh edhe nga miqtë e përbashkët. Se si do të shkojë kjo lidhje, a do të rrijë përfundimisht Mirjeta në Shqipëri apo do ta marrë djalin misterioz në Londër ashtu siç pat menduar edhe për Marjelin, këtë mbetet ta shikojmë mbase nga fundi i verës kur dielli do fillojë të mos ngrohë më aq shumë dhe Mirjetës mund t’i bjerë interesi për një vend ku vjeshta ngjan aq shumë me ditët e zakonshme në Londër.
Postuar nga Argjend Hajdinaj më July 9, 2011 in Intervista, Lajme · 0 Komente
U duk se u gëzuan të gjithë për Bigun. Një kupë të qeltë, si dhurata ideale për ditëlindjen e 25-të dhe muzikën e tij hip hop. Vit i bukur ky për Gerald Xharin i njohur si “Big Basta” duke filluar me klipin “Start”, shumë krijime për artistët e tjerë dhe një garë ndryshe në “Dancing with the stars”. Reperi tregon për emocionet e çmimit “Netët e Klipit Shqiptar”, me një këngë dedikuar muzikës së tij, dhe planet e verës në bashkëpunimet me Jonida Maliqin, Mc Kresha, Lirical Son, Dj Blond e artistë të tjerë:
Big Basta fiton kupën e “Netët e Klipit” një ditë para ditëlindjes së 25-të. Si u ndjeve, e prisje këtë çmim, si do ta komentoje këtë moment të karrierës tënde?
Në fakt në festivalin “Netët e Klipit Shqiptar” konkurruan shumë video të arrira në të gjithë komponentët e tyre nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Diaspora. Shpresat ekzistonin dhe nuk e prisja, por natyrisht përjetova emocione të bukura pasi u ndjeva i shpërblyer në artin tim. “E kam për zemër këtë klip me muzikë të Edlir Begollit e mbështetjen e “Zoom production” dhe Supersonic Production. “Muzikës sime” është kripi, ku përveç pranisë së këngëtares Beatrix Ramosaj, pas kuintave në xhirimet që u bënë në Teatrin e Kukullave kanë qenë dhe 25 çuna Tirone, miqtë e di që më kanë mbështetur.
Pse mendon se e fitove ti këtë edicion të 10-të të “Netët e Klipit”. Çfarë është pëlqyer te kjo këngë?
“Muzikës sime” është këngë e veçantë sepse i dedikohet pasionit tim për muzikën që unë bëj, mënyrën se si e perceptoj këtë rrymë për ta realizuar pastaj sa më bukur.
Është folur për një klip të ri tashmë, ku ti e vështron botën nga galaktika. Çfarë mund të na zbulosh?
Po është një këngë e re me titull “Bounce With The Star” , për krijimin e të cilit unë jam frymëzuar nga gara ime në “Dancing with the stars”. Shumë shpejt kënga do të shoqërohet me një videoklip. Në këngë flas për bashkëpunëtorët e mi dhe Tiranën tonë, ashtu siç do ta dëshironim të ishte. Do të ketë atmosferë verore që të bën të ndihesh në ekstazë dhe i gëzuar. Në klipin që po realizohet nga kompania serioze “Pulla”, do të shihni protagonistë disa artistë të njohur.
Do të shohim sërish një reper tipik, apo gara e “Dancing” të ka frymëzuar për t’u shfaqur me veshjen e zotërisë?
Tek ky klip nuk do vishem më me veshje hip hop-sti edhe pse prapë përfaqësoj rrymën time në muzikë. Kam menduar të shfaqem ndryshe kësaj here me këmishë e kostum serioz, si një djalë tashmë i pjekur në 25 vjetorin tim.
Tashmë emri yt përmendet shumë mes artistësh, ç’mund të na tregosh ndonjë bashkëpunim të ri?
Ka përfunduar regjistrimi i këngës “Kodi Sekret” ft. Real 1, pjesë e albumit “G Classic” nga Dj Blunt. Shumë shpejt edhe klipi i kësaj kënge.
Postuar nga Argjend Hajdinaj më July 9, 2011 in Galeri, Lajme · 0 Komente
Argoneta është një tjetër emër që po shokon opinionin shqiptar dhe atë zviceran. Nuk është modele, e as këngëtare e aktore e famshme për të cilën të gjithëve do t’ju tërhiqte vëmendjen, por thjeshtë një shofere e trolebusëve në Zvicër që këto ditë po shokon të gjithë opinionin atje por dhe tek ne për guximin që ka marrë si femër që të zhvishet.
Ajo nis një automjet (makinë) të gjatë 26 metra që ka vende për 220 pasagjerë. Është 29 vjeçe dhe ka kohë që bën xhirot me trolebus nëpër rrugët e Zyrihut. Më parë ajo ka përfunduar një trajnim si një fizoterapiste përveç trajnimit që ka përfunduar si një profesioniste e make-up, por nuk ka punuar shumë kohë në profesionet e saja. “Profesionet tipike mashkullore gjithmonë më kanë hipnotizuar ”, – ka theksuar në intervistën e saj dhënë të përditshmes zvicerane “Spic”, për të cilën edhe është zhveshur. Qëllimi i Argonetës është që në të ardhmen të bëhet pilote.
“Dje kam pasur provimin dhe e kam bërë mirë” rrëfen ajo. Argoneta është nga Kosova por jeton e vetme në Zvicër, por bashkohet me prindërit dhe vëllezërit e motrat vetëm përmes fotografive, në mënyrë vituale. Pasi gazeta në fjalë ka fotografuar Argonetën, kolegët e saj të punës ishin shumë entuziastë. “Ne kurrë nuk e kemi parë atë kështu”, kanë theksuar ata ndërsa Argoneta pa spekticizëm dhe krenari tregon: “Me mua çdo gjë mund të ndodhë”.
Postuar nga Argjend Hajdinaj më July 9, 2011 in Lajme · 0 Komente
Një mega reklamë për koncertin e Valton Krasniqit në Tiranë e realizuar për disa ditë me rradhë si duket shkoi huq. Këngëtari nuk është paraqitur në koncert pasi kishte ngatërruar orën e paraqitjes për shkak të keqinterpretimit nga ana e këngëtarit e orarit të cilin ia kishin thënë organizatorët.
Koncerti ishte paraparë të mbahet në taracën Resort në Tiranë dhe ka pasur cilësinë e një beach party por Valtoni ishte ngatërruar dhe në vend që të udhëtojë drejt Tiranës për të qenë prezent në orën 12 të ditës, ai ka menduar se mbrëmja do të mbahej diku rreth orës 24 në mesnatë ku si zakonisht organizohen mbrëmjet gjatë sezonit. Valtoni ndihej shumë keq për këtë rast pasi kishte mësuar se në koncert kishin ardhur shumë njerëz për të ndjekur performancën e tij dhe me këtë rast kishte dashur dhe të kërkojë falje për gabimin të cilin e kishte bërë ai dhe stafi i tij që merren me organizimin e koncerteve.
Postuar nga Argjend Hajdinaj më July 9, 2011 in Lajme, Thashetheme · 1 Koment
Që Zhaku e ka problem të zhvishet plotësisht në plazh, kjo gjë po vërtetohet çdo verë. Ashtu si vitin e kaluar ku paparaci ynë e fotografoi vajzën plangprishëse të spektakleve, në Drimades e mbuluar kokë e këmbë me shall, këtë herë ka arritur ta fotografojë ndërsa del nga deti.
Kanë rënë në sy rrobat e saj të plazhit, që janë të kuqe në pjesën e sipërme dhe boksera të zeza poshtë. Gjithashtu duken mjaft mirë linjat e saj gjithmonë elegante. Këto ditë të nxehta Zhaku ka gjetur kohën të udhëtojë në fundjavë drejt plazhit të Drimades, që është dhe vendi i saj i preferuar. Prej pak muajsh ajo drejton një program televiziv me titull “Zhoushou” në kanalin T në Digitalb. Programin e ka konceptuar si një parodi mbi televizionet, shoqërinë dhe politikën shqiptare.
Ndërkohë që në eksperimentimet e saj të shumta mbi artin është dhe muzika. Zhaku ka realizuar edhe një album muzikor, pjesë e së cilit ishte dhe kënga “Mos voto”, ku së bashku me Kastro Zizon bënte thirrje për bojkot në zgjedhje.
Postuar nga Argjend Hajdinaj më July 2, 2011 in Lajme, Muzik, Video · 0 Komente
Këngetarja Genta Ismajli ka lansuar klipin e saj të ri te titulluar “Guximi”.
Për realizimin e kësaj kënge Genta ka bashkpunuar me Lulzim Abdullahu (DJ DALOOL) ndersa videoklipi është realizuar nga produksioni “Entermedia”.
Për ta shkarkuar këngen e Genta Ismajli feat. DJ Dalool – Guximi 2011 klikoni këtu
Ndërsa klipin e kësaj kënge mund ta shikoni më poshtë: